Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot feston ditëlindjen.
Një urim i veçantë i ka ardhur nga FIFA-s, Gianni Infantino.
FFK ka bërë të ditur urimin e Infantinos.
“Qoftë kjo ditë e veçantë e mbushur me lumturi dhe le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ardhmen e lojës së bukur që na bashkon të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjera Infantino në letrën drejtuar presidentit Ademi.
Ademi feston ditëlindjen e 62-të. /Lajmi.net/