Wednesday, 5. August 2026
Sport

Infantino organizon sot mbledhje me drejtuesit më të lartë në FIFA

GS 05/08/2026 1 Min. Lesezeit

Gianni Infantino ka njoftuar të gjithë drejtuesit më të lartë të FIFA-s për një mbledhje të veçantë në Rabat të Marokut.

Sipas asaj që është kuptuar deri më tani në fokus të këtij takimi janë pozitat gjithnjë e më të lëkundura të numrit një të këtij institucioni.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, Drejtori i “Global Football Development” në FIFA, Arsène Ëenger dhe njëri prej këshilltarëve kryesor të presidentit, Carlos Cordeiro, në ditët e fundit janë distancuar nga Infantino duke lënë të kuptohet se pozitat e zviceriaanit nuk janë aspak solide pas dështimit të planit të tij për të privatizuar Botërorin.

Rabati është selia rajonale e FIFA-s për Afrikën aty do të mbahet edhe Kongresi i 77-të i FIFA-s dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë planifikuar po atje vitin e ardhshëm. A.V.

 

Teilen: