• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Infantino pret presidenten Osmani, flasin për futbollin kosovar

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në selinë e tij në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit kosovar.

Takimin me presidenten Osmani, kreu i FIFA-s e ka cilësuar si një privilegj të madh, duke shtuar se institucioni që ai drejton e mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Infantino ka shkruar në rrjetin e tij në “Instagram” edhe për takimin e mëparshëm që e kishte pasur me presidenten Osmani në vitin 2022 kur e kishte vizituar për herë të parë Kosovën.

“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi parë planet për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Infantino.

Kreu i FIFA-s, gjithashtu zbuloi se i ka thënë presidentes Osmani se qeveria e saj dhe FFK-ja mund të llogarisin gjithmonë në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit.

Next Post

Infantino mirëpret Osmanin në zyret e FIFA-s në Paris

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.