Edhe pse UEFA dhe CONCACAF kanë kërcënuar me bojkot të Botërorit 2030 në rast se FIFA do të vazhdojë me projektin e saj “FIFA Forward Enterprise” mëngjesin e sotëm erdhi kundërpërgjigja e radhës.
FIFA, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëri me dije se do të vazhdojë “procesin demokratik të konsultimit”. Sipas saj ky proces është “u njollos nga raportimet e rreme të medieve”. “Askush nuk po shet futbollin, FIFA nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë. Secili mund të mbajë qëndrimin që mendon se është më i drejtë, FIFA udhëhiqet nga principet demokratike”, thuhej në njoftim. A.V.
Teilen: