Saturday, 6. June 2026
Sport

Infantino viziton qendrën operacionale të Botërorit 2026

GS 06/06/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vizituar Qendrën Operacionale të Turneut të Kupës së Botës 2026 të vendosur në Miami. Ai u informua mbi rolin që do të luajë objekti në koordinimin e të gjitha ngjarjeve që do të organizohen gjatë turneut më të madh në historinë e futbollit.

Qendra do të mbikëqyrë operacionet në 16 qytetet pritëse dhe më shumë se 500 vende zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori kur do të fillojë turneu. Drejtori operativ i Kupës së Botës FIFA 2026, Heimo Schirgi, tregon detajet: “Qendra Operacionale e botërorit është me të vërtetë zemra dhe truri i të gjithë kësaj veprimtarie madhore. Kemi 16 qytete, mbi 500 vende zyrtare me 5,000 persona staf të FIFA-s që punojnë. Qëllimi është të ruajmë qëndrueshmërinë në të gjitha vendet në mënyrë që një ekip që udhëton nga një stadium në tjetrin të ketë lehtësi në transport. E kur diçka ndryshon, për shembull, ka një vonesë për shkak të motit, një fluturim vonohet apo anulohet, kjo duhet të zgjidhet pa patur ndikim në seancat stërvitore apo edhe në ndeshje. E të gjitha këto Qendra Operacionale e Turneut duhet t’i zgjidhë pa ndikuar aspak në ecurinë e Botërorit”.

Teilen: