Ruben Loftus-Çik më në fund duket se sheh dritë në fund të tunelit dhe është afër rikthimit në fushë pas disa problemeve muskulare që e kanë penalizuar në shumicën e këtij viti kalendarik.
Fizioterapistët në “Milanello” synojnë ta kenë sërish në dispozicion për ndeshjen e së shtunës, në orën 18:00, kundër Komos.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se ish-lojtari i Çelsit luajti vetëm disa minuta në finalen e Superkupës së Italisë 2025 në Riad kundër Interit dhe më pas nuk ka parë fushë me sy.
Përveç tij, rikthim në horizont edhe për Emerson Rojal. Duhet ende shumë për ta parë në fushë, por braziliani ka hyrë në fazën e fundit të rikuperimit përpara se t’i bashkohet grupit në stërvitje.
PANORAMASPORT.AL