Me Pelegrinon dhe Sportielon tashmë në grup me skuadrën pavarësisht se nuk u grumbulluan as dje, duket se infermieria e Milanit po fillon të zbrazet.
Së shpejti do të jetë radha e Okaforit dhe Florencit për t’iu bashkuar grupit të cilin do ta rigjejë edhe Matia Kaldara në fund të muajit. Fillimi i shkurtit duhet të rikthejë Malik Çaun nën urdhrat e Piolit, teksa në fund të të njëjtit muaj do të jetë gati edhe Tomori.
Marsi dhe Prilli shihen si afatet e shërimit të respektivisht Kalulusë dhe Pobegës, teksa goditja e marrë dje nga Gabia duket se ka kaluar me mbrojtësin që do të jetë rregullisht në dispozicion për sfidën e fundjavës me Romën.
PANORAMASPORT.AL