Pas 5 vjetëve, Andres Iniesta është larguar nga ekipi japonez Vissel Kobe.
Mesfushori spanjoll do ta bëjë njoftimin për të ardhmen e tij së shpejti.
Ndërsa është deklaruar se ndjehet mirë dhe është gati që të vazhdojë me futbollin, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Iniesta para pak ditëve mbushi 39 vjet, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë 1.2 milion euro.