Legjenda e futbollit spanjoll, Andrés Iniesta, ka marrë detyrën e parë si trajner, pasi është emëruar në krye të klubit Gulf United, që garon në ligën e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2024, ka siguruar licencën A të trajnerit dhe do të vazhdojë rrugën drejt licencës Pro.
“Bashkimi me Gulf United më duket vendi i duhur për të nisur këtë kapitull të ri”, deklaroi Iniesta.
“Futbolli më ka dhënë gjithçka dhe tani dua të jap diçka mbrapa përmes trajningut dhe punës me lojtarët e rinj”, shtoi kampioni i botës me Spanjën në vitin 2010.
Sipas raportimit të Flashscore, 42-vjeçari e sheh këtë rol si hapin e parë drejt një karriere të re në stol, pas një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit./kp
Teilen: