• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Iniesta nuk njeh limite

02/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andrés Iniesta (39 vjeç, Fuentealbilla), këtë të premte luajti ndeshjen e tij të 1000-të si profesionist. Legjenda e futbollit spanjoll e vazhdon karrierën e gjatë profesionale në ligën e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), pasi u largua nga liga japoneze verën e kaluar.

Një karrierë e shënuar me suksese të panumërta profesionale dhe me katër skuadra në zemër: Albacete, klubi i fillimeve të tij dhe ai që e bëri të ëndërronte futbollin; Barcelona, zeniti i tij futbollistik dhe djepi i triumfeve të tij të mëdha; Vissel Kobe dhe tani Emirates Club.

Iniesta ka luajtur 869 ndeshje zyrtare me fanellat e ndryshme të tre klubeve, të cilave duhet t’iu shtojmë edhe 131 ndeshje me kombëtaren spanjolle (plus 14 gola). Me “La Roja” bëri histori më 11 korrik 2010 në Johannesburg, kur fitoi Kupën e Botës.

Në karrierën e tij të gjatë, Iniesta ka dhënë më shumë asiste sesa ka shënuar gola, por do të mbahet mend për golin që i dha Spanjës trofeun e Kupës së Botës dhe goditjen e shkëlqyer, me të cilën shënoi kundër Chelsea në “Stamford Bridge”.

Në 23 vitet e tij si profesionist, Iniesta ka fituar 35 tituj, shumica prej tyre me fanellën e Barcelonës: 9 liga spanjolle; 6 Kupa Mbreti; 5 Superkupa të Spanjës; 4 Champions; 3 Botërorë për Klube dhe 2 Superkupa Evropiane. Me Spanjën fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Europianët 2008 e 2012.

Në Japoni, gjithashtu e zgjeroi rekordin e tij me: Ligën Japoneze më 2023; Superkupën e Japonisë më 2020 dhe Kupën e Perandorit më 2019. Iniesta vendosi të mos tërhiqej nga futbolli, por ta zgjasë karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Next Post

Formacionet zyrtare: Feronikeli ’74 – Llapi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.