• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Iniesta: Për Ancelottin flet vetë karriera e tij

12/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Andres Iniesta, i cili ndante dhomën e zhveshjes me Xavin për shumë vite, pranoi se i vinte keq për trajnerin e Barcelonës:

“Unë vuaj me të, si tifoz dhe si mik, sepse e di sa shumë e donte punën e trajnerit të Barçës dhe sa kujdeset për këtë klub.

Ai ka punuar me shumë pasion dhe është e qartë se, nëse ka vendosur të japë dorëheqjen, është vetëm për të mirën e Barçës. Unë gjithashtu do të doja të drejtoja Barcelonën, por jam ende duke luajtur dhe nuk kam as licencë, do të marr edhe detyrën e drejtorit sportiv dhe pastaj do të shohim.”

Nderim për Carlo Ancelottin: “Ç’të them për Ancelottin. Karriera e tij flet për të, si lojtar dhe si trajner. Ka pasur aftësinë për ta trajnuar Realin dy herë, duke qenë i suksesshëm në të dyja rastet, duke u rikthyer në një klub të asaj madhësie. Ta bësh të funksionojë përsëri nuk është e lehtë. Ka merita të jashtëzakonshme.”

Luis Enrique dhe çështja Mbappe: “Luis Enrique është personi i duhur për të menaxhuar largimin e Mbappesë. Ai nuk lejon asgjë ta befasojë, është një person i qartë, që e di se çfarë dëshiron dhe çfarë është më e mira për grupin. Vendimet e tij gjithmonë janë në atë drejtim”.

Next Post

Kaosi te Milani/ Gjoba, heqje pikësh, burg për drejtuesit dhe përjashtim nga Europa! Ja çfarë rrezikojnë kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.