Tifo grupi i Dritës, “Intelektualët” kanë njoftuar se do të takohen nesër për të diskutuar rastin e rrahjes e cila ndodhi të mërkurën.
Pas ndeshjes Drita-Prishtina, drejtori sportiv i gjilanasve, Valon Zymberi ka sulmuar kreun e tifozerisë “Intelektualët” në lokalin e tij.
E kryesia e tifozerisë kanë njoftuar se do të mblidhen nesër për t’i diskutuar të gjitha gjërat.
“Intelektualët” kanë kërkuar që Drita t’u kthehet atyre, tifozëve.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:
MBLEDHJE E MADHE
Nesër të gjithë INTELEKTUALËT në Teatër.
Ajo qka ndodhi të mërkurën , është sulmi më brutal dhe më i shëmtuar në histori të sportit në Kosovë i prirë nga zyrtarët e klubit kundrejt INTELEKTUALËVE , është sulm i paprecedent dhe i pa pranueshëm nga të gjith NE.
Andaj kemi vendosur që të mblidhemi dhe ti diskutojmë të gjitha.
DRITA t’i kthehet INTELEKTUALËVE!
E diele ora 20:00
Të gjithë në Teatrin e qytetit.
DRITA ËSHTË SHTËPIA JONË
SULMET NUK NA NDALIN , VETËM NA FORCOJNË