Besojeni apo jo, por Interi do të bëjë 5 ndryshime për ndeshjen kundër Arsenalit dhe trajneri Simone Inzagi duket se e ka një mendim te Napoli.
Në të gjitha repartet pritet që të ketë rrotacion. Nuk është hera e parë që trajneri e bën këtë gjë. I vetmi lojtar që e ka vendin e sigurt për duelin kundër “Topçinjve” është Hakan Çalhanoglu dhe deri diku Jan Zomer. Përpara portierit do të luajnë, Pavar, De Vraj dhe Bisek.
Holandezi do të shtrëngojë dhëmbët sepse Açerbi nuk jep shumë garanci fizike. Në mesfushë përveç Çalhanoglusë do të luajnë Fratezi dhe Zielinski, ndërsa Barela dhe Mkitarian mund të pushojnë. Nga krahët pritet që Dumfris të konfirmohet dhe Darmian të luajë në anën e majtë.
Përpara Lautaro e ka një vend në sulm, ndërsa partneri i tij mund të jetë Mehdi Taremi.
ARSENALI- Mikel Arteta nuk do të ketë të gatshëm një nga lojtarët e rëndësishëm si Deklan Rajs. Mesfushori anglez nuk është nisur fare me skuadrën për në transfertën e Milanos.
Ai ka humbur stërvitjen përpara nisjes dhe nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit. Megjithatë, lajmi pozitiv për Artetën është rikthimi i Martin Odegard. Norvegjezi ka qenë jashtë fushave të lojës që nga gushti për një dëmtim në kavilje dhe ka udhëtuar me ekipin.
PANORAMASPORT.AL