• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter e Juventus bëjnë llogaritë

25/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi dhe Juventusi përballen me rrugë të ndryshme në fazën me eliminim direkt të Botërorit për Klube, ku pozicionimi në grup përcakton qasjen ndaj kundërshtarëve dhe fitimet financiare. Interi kërkon vendin e parë për të shmangur gjigantët dhe për të përfituar deri në 104 milionë euro nëse fiton turneun. Juventusit, nëse shmang humbjen ndaj Manchester Cityt, i hapet një rrugë më e lehtë drejt finales me përfitime deri në 98 milionë euro.

Faza e grupeve në Botërorin e Klubeve ka përfunduar për katër grupet e para dhe tashmë po merr formë përfundimtare edhe tablloja e fazës me eliminim direkt.

Dy klubet italiane, Interi dhe Juventusi, shikojnë përpara dy rrugë të ndryshme: njëra më e vështirë, tjetra më e favorshme — por me rrezikun e një derbi të Italisë në tokë amerikane që mund të vlejë dhjetëra milionë euro.

Interi, pasi ka kaluar me sukses ndeshjet ndaj Uraëa Red Diamonds dhe Monterrey, përballet me River Plate, ku i mjafton një barazim për të kaluar më tej. Por, një fitore jo vetëm do t’i siguronte kalimin si e para në grup – duke shmangur PSG, Real Madridin, Cityn dhe Bayernin që rreshtohen në anën tjetër të tabllosë – por gjithashtu sipas la gazeta delo sport do t’i sillte klubit 1,9 milionë euro nga ndeshja dhe 7 milionë për kualifikimin.

Në total, një fitore do t’i rriste të ardhurat e Interit në 35,7 milionë euro, me perspektivën për të shkuar deri në 104,6 milionë, nëse fiton turneun. Një çmim i artë që do të transformonte edhe merkato-n e verës për zikaltërit.

Juventusi, nga ana tjetër, do të luajë vendin e parë në grup përballë Manchester Cityt. Nëse skuadra e Tudor del e para, rruga drejt finales bëhet dukshëm më e lehtë, duke përballur emra si Salzburg, Al Hilal apo Botafogo dhe duke shmangur gjigantët deri në gjysmëfinale.

Në këtë rast, arka e Juventusit mund të kapë shifrën 88–98 milionë euro, përfshirë edhe fitimet nga pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura.

Nëse humbet ndaj Cityt dhe del e dyta, bardhezinjtë do përballen me Real Madridin në 1/8, më pas ndoshta Interin apo PSG-në në raundet pasardhëse.

Një rrugë që rrit vështirësinë dhe përgjysmon përfitimet potenciale.

Për të dy skuadrat italiane, çdo pikë dhe çdo pozicionim në grup mund të bëjë diferencën mes suksesit sportiv dhe financiar.

Next Post

Cristiano Ronaldo vazhdon me Al Nassr, detajet dhe shifrat e kontratës së re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.