• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter gati të bëjë ofertën për Ylber Ramadanin

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter gati të bëjë ofertën për Ylber Ramadanin!

“Zikaltërit” e Inter e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion futbollistik, teksa deri më tani mbajnë vendin e parë, si në Serie A, ashtu edhe në grupin e UEFA Champions League, duke treguar ndeshje pas ndeshjes dominancën e tyre.

Mirëpo, pavarësisht periudhës së mirë që po kalon ekipi, sërish “dyshja e çmendur” e merkatos “zikaltër”, Beppe Marotta e Piero Ausilio dëshirojnë ta forcojnë ekipin edhe më shumë dhe tashmë në fokus të nënkampionëve të Evropës është vënë një tjetë “legjionar” i Kombëtares shqiptare e më konkretisht “lideri” i mesfushës së Lecce, Ylber Ramadani.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, kjo ishte edhe arsyeja pse Ausilio ishte i pranishëm në mitikun “Air Albania” për të ndjekur nga afër përballjen Shqipëri-Çeki, teksa mësohet se vetë italiani tanimë po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet një ofertë drejt Lecce-s, ofertë e cila nuk pritet të kalojë shifrat e 10 milionë eurove.

Next Post

“Nuk shënoj se dal i lodhur para porte”, Dembele premton “rrjetat”: Jam i bindur se do të përmirësohem

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.