Inter ka piketuar në Spanjë mesfushorin që i mungon. Klubi zikaltër është vënë pas Antonio Blanco-s, mesfushorit të dalë nga Real Madrid, por aktualisht pjesë e Alaves dhe këtë sezon ka shkëlqyer në La Liga.
Spanjolli dallohet për inteligjencën e tij pozicionale dhe aftësinë për të performuar nën presion. Për më tepër, në moshën 25-vjeçare, ai është në një pikë ideale në karrierën e tij.
Marrëveshja është gjithashtu e përballueshme për klubin zikaltër. Alaves kërkon 12 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin difensiv, shifër mëse e përballueshme nga Inter. Përveç Antonio Blanco, Inter synon të bëjë edhe goditje të tjera në mesfushë dhe në repartet e tjera.
Teilen: