Saturday, 28. February 2026
Futboll

Inter “harron” Bodo/Glimt dhe nuk fal në Serie A. Fitore e lehtë ndaj Genoa, diferenca +13 pikë (video)

GS 28/02/2026 2 Min. Lesezeit

Inter ka lënë pas zhgënjimin pas eliminimit në Champions League nga Bodo/Glimt. Zikaltrit kanë ituar 2-0 ndaj Genoa, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 23-të, ku goditja e devijuar e Henrikh Mkhitaryan do të përplasej në traversë.

Në minutën e 30-të, Inter pati një tjetër rast të mirë me Ange-Yoan Bonny, por goditja me kokë e sulmuesit francez u ndal në mënyrë të suksesshme nga portieri i Genoa.

Sfida u zhbllokua një minutë më pas, ku pas një kombinimi perfekt Dimarco-Mkhitaryan, ishtë anësori zikaltër që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për zikaltrit.

Në minutën e 70-të, krosimi i Luis Henrique ndalet me dorë brenda zonës, penallti për Interin. Hakan Calhanoglu i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, tregohet i saktë nga 11-metrat.

Inter fiton 2-0 dhe aktualisht kryeson me 13 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Milan, që luan nesër në transfertën ndaj Cremonese.

SHIKOGOLAT

Teilen: