Sunday, 29. March 2026
Futboll

“Inter-i kryeson Serinë A sepse s’ka rivalë”, Henry: Como luan më mirë

GS 25/02/2026 2 Min. Lesezeit

Eliminimi i Interit nga Champions League nuk është surprizë për Thierry Henry, i cili komentoi në CBS Sports Golazo:

“E kam thënë prej kohësh: Inter-i është në vendin e parë për shkak të mungesës së alternativave. Ekipi italian që luan futbollin më të mirë është Como. Tani për tani, ekipet italiane janë aty ku meritojnë të jenë. Chivu do të duhet të përgjigjet për vendimet e tij në ndeshjen e parë. Në Itali, ai nuk duhet të përgjigjet për shumë sepse është i pari. Por në Europë, ai duhet të japë llogari”.

Vlen të kujtohet – jo se kjo nënkupton mungesë objektiviteti në gjykimin e tij – se Henry ka lidhje të forta me Como-n.

Ish-sulmuesi francez ishte shok skuadre i Cesc Fabregas tek Arsenal për vite me radhë, por, më e rëndësishmja, që nga gushti i vitit 2022, ai është bërë aksionar i pakicës (me një pjesëmarrje prej rreth 1%) në klubin e Como-s.

Henry më pas u përqendrua në ciklin e mëparshëm të Inter-it:

“Ata kanë ndërruar trajnerë dhe nuk është e lehtë. Sulmojnë ndryshe nga në të kaluarën; nuk shtyjnë më përpara me tre mbrojtësit mbrapa. Vitin e kaluar, ata ishin të paparashikueshëm; nuk e dije kurrë se çfarë do të bënin: Bastoni përfundonte duke krosuar për mbrojtësin tjetër qendror.

“Inter-i i Simone Inzaghi-t ishte gati të luante kundër ekipeve të mëdha dhe herë pas here kisjte vështirësi kundër atyre më të vogla, ndërsa këtë vit ata kanë vështirësi kundër të gjithave. Po flas për Europën, jo për Serinë A, ku ata kanë arritur të fitojnë edhe me rotacion.

“Por taktikisht, ata nuk janë më i njëjti ekip: a do ta gjykojmë Chivu-n sepse ai nuk avancoi në Champions? Ai po bën shumë mirë në kampionat, si dhe në Kupën e Italisë. Ai mund të fitojë dy tituj, por në nivel europian, ka disa pyetje për t’u bërë. Ata humbën si ndeshjen e parë ashtu edhe të dytën”.

Teilen: