Wednesday, 27. May 2026
Sport

Inter-Juve 4-4: Zielinski e Yildiz firmosin barazimin spektakolar

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Barazim spektakolar në “San Siro”, në derbin e 252-të të Italisë. Në javën e nëntë të Serisë A, dueli mes zikaltërve dhe bardhezinjve përfundon 4-4 në fund të një ndeshje spektakolare plot gola dhe emocione.

Në pjesën e parë Zielinski zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë, më pas Vlahovic dhe Weah e përmbysën rezultatin. Megjithatë, zikaltërit e rikthyen ndeshjen në rrugën e duhur falë një gjuajtjeje me të majtën nga Mkhitaryan dhe një tjetër penalltie të polakut.

Në pjesën e dytë Dumfries kalon në epërsi me një diagonale të saktë pas zhvillimit të një goditje këndi, por Yildiz i kap sërish zikaltërit me një dopietë të shkëlqyer.

Teilen: