Saturday, 14. February 2026
Futboll

Inter-Juventus, spektakël në pjesën e parë në “San Siro”. Andrea Cambiaso nga “Djall” në “Hero”, “skuqet” Kalulu (video)

GS 14/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesa e parë e supersfidës së javës së 25-të në Serie A, mes Interit dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku pas një topi të humbur në zonë nga Jonathan David dhe asistit të Marcus Thuram, pasimi i Luis Henrique për Lautaro Martinez devijohet në portën e tij nga Andrea Cambiaso.

Në minutën e 26-të, Cambiaso shlyen gabimin dhe barazon shifrat me golin e tij, pas asistit të Weston McKennie. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi italian tregohet më i vëmendshëm sesa Luis Henrique dhe dërgon topin në rrjetë.

Teilen: