Inter ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2 kundër një Sassuolo që nuk ishte aq e lehtë. Romelu Lukaku ishte njëriu i ndeshjes ku me dy golat e tij ka festuar ditëlindjen e 30 vjetorit.
“Golat bëjnë një ditëlindje më të bukur. Jam i lumtur për skuadrën, për fitoren sot. Të jep besim për ekipin, ishte një ndeshje e vështirë, por në fund e bëmë ndryshimin me zemër dhe cilësi.”
Në fushë treguat pothuajse lëvizjet e NBA-së. Jeni frymëzuar nga LeBron?
“Unë jam gjithmonë i frymëzuar nga të gjithë kampionët e mëdhenj që duan të bëhen më të fortë, unë jam i frymëzuar nga njerëz si ai. Unë jam duke ndihmuar ekipin, ne po përmirësohemi dhe jam i lumtur, por ne ende duhet të rritemi.”
Ju jeni duke rigjetur formën tuaj të frikshme. Sa i lumtur je për dy golat?
“Jam i lumtur për ekipin para së gjithash, Interi është më i rëndësishëm. Kemi kaluar momente të vështira, por po kthehemi në formë. Jam i lumtur që e ndihmoj ekipin, çdo ndeshje është si një finale. Ne po fitojmë dhe duhet të vazhdojmë kështu për të arritur synimet e rëndësishme.”
Keni ndonjë mesazh për tifozët?
“Dua të falenderoj të gjithë tifozët e Interit në mbarë botën. Ka një ndjenjë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë kështu. Ne lojtarët të japim gjithçka për këtë emblemë dhe të arrijmë qëllimet tona së bashku,” është shprehur Lukaku pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonat e “Inter TV”./ h.ll/abcnews.al