Sunday, 26. April 2026
Sport

Inter marshon drejt titullit, Bologna e ‘pafuqishme’ për “Nerazzurët”

GS 09/03/2024 1 Min. Lesezeit

Inter ka arritur fitoren e radhës në Serie A për të vazhduar marshimin drejt titullit të kampionit.

Nerazzurët morën pikët e plota në transfertë te Bologna duke mposhtur këta të fundit me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Bisscek në minutën e 37’të të takimit.

Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 75 pikëve, 18 më shumë se ndjekësi më i afërt Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: