Saturday, 2. May 2026
Sport

Inter mbetet duarbosh, Lookman transferohet në janar tek një tjetër gjigant italian

GS 12/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ademola Lookman largohet nga Atalanta, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi nigerian, Ademola Lookman ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në Itali, gjatë merkatos së verës.

Lookman ishte i lidhur me një transferim te Interi për disa javë me rradhë, por kërkesat e larta të Atalantës e pamundësuan transferimin e tij në Milano.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Juventus synon transferimin e Lookman në merkaton e janarit.

Biankonerët e kanë identifikuar Lookman si pasardhësin e Vlahovic dhe do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e nigerianit që në merkaton e janarit.

Teilen: