Friday, 23. October 2026
Futboll

Inter mbyll rinovimin e parë: Carlos Augusto me kontratë të re deri në vitin 2031, rritet edhe paga

GS 23/10/2026 2 Min. Lesezeit

Katër gola dhe dy asiste: deri më tani, vetëm Lautaro Martínez ka pasur një rendiment më të mirë tek Inter. Bëhet fjalë për Carlos Augusto, i cili po bëhet gjithnjë e më thelbësor për zikaltrit.

Braziliani e ka ngritur dukshëm statusin e tij dhe kontrata e tij do të jetë e para që do të rinovohet. Negociatat janë në një fazë të avancuar dhe po shkojnë drejt përfundimit, fakt ky i konfirmuar nga vetë ish-lojtari i Monza.

Inter, megjithatë, dëshiron ta mbyllë sa më shpejt çështjen. Ssiç raporton “La Gazzetta dello Sport”, zgjatja e kontratës pritet të finalizohet brenda tetorit.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031 (duke zgjatur atë aktuale që skadonte në 2028) dhe do të shoqërohet me një pagë të nivelit të lartë. Paga e Carlos Augusto do të rritet në 3,5 milionë euro, përfshirë bonuset.

Një rritje e ndjeshme krahasuar me 2,2 milionë eurot që përfiton aktualisht. Është një shpërblim plotësisht i merituar për një lojtar të besueshëm, i cili, përmes paraqitjeve të tij në fushë, tashmë po sfidon edhe yjet më të mëdhenj të klubit.

Teilen: