• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter me mendjen te Juvja

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter vazhdon përgatitjet me vetëm një objektiv në mendje, Juventusin, që të dielën në orën 20.45 zbarkon në “Giuseppe Meazza” për përballjen direkte për kreun e Serie A.

Pas suksesit në shtëpinë e Fiorentinës Simone Inzaghi i kishte lënë dy ditë pushim skuadrës me grupin që më pas i është rikthyer punës në Appiano Gentile. Përveç Juan Cuadrados i cili është stërvitur vecmas skuadra ka punuar e kompletuar nën urdhërat e trajnerit.

Pas stërvitjes së të enjtes Interi do të ketë edhe tre seanca në dispozicion për t’u prezantuar në mënyrën më të mirë në sfidën kundër Juventusit. Të enjten dhe të premtën grupi ka programuar stërvitjet në Appiano Gentile, ndërsa për të shtunën seanca para ndeshjes stërvitja do të zhvillohet pasdite në San Siro. Kjo pasi të shtunën e kaluar në Milan – Bologna u inaugurua fusha e re e stadiumit, e rikonstruktuar nga fillimi në fundit, ndërkohë që Interi ishte në Arabinë Saudite për Superkupën.

Pak dyshime ndërkohë për formacionin. Kundër Juventusit Inzaghi do të ripropozojë titullarët, kjo do të thotë që në krahasim me Fiorentinën do të ndryshojnë të paktën 4 futbollistë në rreshtimin nga minuta e parë. Francesco Acerbi është i favorizuar në mbrojtje ndaj Stefan De Vrij, ndërsa në mesfushë Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu do të rikthehen titullarë pasi shlyen skualifikimin në Artemio Franchi. në të majtë edhe Federico Dimarco do të rimarrë vendin në krah, kështu që në stol do të përfundojë Carlos Augusto.

Për pjesën tjetër formacioni tip, Yann Sommer në portë, Benjamin Pavard dhe Alessandro Bastoni në krahët e mbrojtjes, Henrikh Mkhitarian në të majtë të mesfushës dhe në sulm dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram. Po në të djathtë? Për momentin titullar duket pikërisht Matteo Darmian që ka nisur nga minuta e parë në 4 ndeshjet e fundit, ato në të cilat Denzel Dumfries është parë vetëm një herë duke u futur si zëvendësues për 30 minuta.

Next Post

Mund të jetë lëvizja e befasishme e merkatos, Arsenal synon Rashford

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.