Edhe pse ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e Interit, pritshmëritë për Marcus Thuram kanë qenë shumë herë më të mëdha.
Kohët e fundit është folur shumë për një largim të sulmuesit francez gjatë merkatos së verës, edhe pse kontrata e tij me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2028.
Një nga klubet e mëdha që e ka në listë emrin e francezit për merkaton e verës është edhe Barcelona. Klubi katalanas është i gatshëm të ofrojë deri 60 milionë euro për Thuram, por Inter e vlerëson 80 milionë euro.
Ndërkohë, “Tuttosport” zbulon se për francezin ka një interesim konkret nga Arabia Saudite, ku shifra e ofruar për Interin është 85 milionë euro, edhe pse ende nuk bëhet i ditur emri i klubit.
Sipas raportimit në fjalë, oferta është shumë e kënaqshme për Interin, por vetë lojtari është në mëdyshje, sepse dëshiron të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në elitë.