Friday, 10. April 2026
Sport

Inter Miami dëshiron të nënshkruajë me Luka Modriç në janar

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Me më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, emri i Luka Modriç është lidhur me Inter Miami.

Siç raportohet nga “Dubrovnik Times”, bashkëpronari i ekipit MLS , David Beckham, dëshiron ta bëjë ndërkombëtarin kroat bashkëlojtar të Lionel Messit dhe do të përpiqet ta bindë për të nënshkruar dhe transferuar në merkaton e dimrit.

Nga shtatë ndeshjet që ka luajtur këtë vit, 38-vjeçari kroat ka startuar në tre prej tyre.

Modric ka luajtur 495 ndeshje për Realin, duke shënuar 37 gola deri më tani. Ai rinovoi kontratën e tij qershorin e kaluar deri në verën e vitit 2024.

Modric ka festuar me ‘Merengues’ 23 trofe gjatë 11 viteve të tij në klub, duke përfshirë tre kampionate, pesë Champions League dhe dy Kupa të Mbretit.

Teilen: