• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter pasurohet me mbi 100 milionë euro pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve

18/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Super sezoni në Ligën e Kampionëve dhe kualifikimi në finale e pasuron Interin me mbi 100 milionë euro.

Interi ka qenë befasia e Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke arritur në finalen e parë në më shumë se një dekadë, një sezon që do t’i bëjë të fitojnë mbi 100 milionë euro.

Nerazzurrët u gjendën në një grup të vështirë në Evropë këtë sezon, duke u përballur me Bayern Munich, Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

Pasi siguruan vendin e dytë, skuadra e Simone Inzaghit fitoi ndaj Portos në fazën e 1/8-tës përpara se të mposhtte Benficën në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, Interi mposhti rivalët lokal, Milanin, me një fitore me rezultat të përgjithshëm 3-0, duke e çuar veten në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Manchester Cityn, gjithmonë dominues.

Megjithatë, përveçse në aspektin sportiv, Interi do të përfitoj shumë edhe në aspektin financiar pas këtij super sezoni, ku kaluan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kualifikimi për në finalen e Ligës së Kampionëve ka çuar totalin e fitimeve të Interit nga gara në 101.1 milionë euro.

4.5 milionë euro të tjera do t’i shtoheshin kësaj shifre nëse ata mundin Manchester Cityn në finale.

Duke zbërthyer 101.1 milionë euro, 57.5 milionë euro vijnë nga bonuset e bazuara në rezultate, 15.6 milionë euro shuma bazë, 12 milionë euro nga tregu i të drejtave televizive dhe 16 milionë euro nga renditja historike.

Next Post

Formacioni i javës në UEFA Champions League, i mbushur me yjet e Manchester Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.