Në orën 21:00 do të luhen 3 ndeshjet e fundit për takimet e para për play-offin, për të siguruar një biletë për në fazën e 1/16-ve. Inter do të kërkojë fitoren në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt. Zikaltrit vijnë nga një ecuri pozitive në Serie A dhe do të kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Bodo/Glimt do të provojë që Inter të jetë “viktima” e radhës, pasi mundi Man. City dhe Atletico Madridin në fazën e parë.
BODO GLIMT XI: Haikin; Sjovold, Bjortuft, Gundersen, Bjorkan; Evjen, Berg, Fet; Blomberg, Hogh, Hauge.
INTER XI: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Mkhitaryan, Sucic, Darmian; Lautaro Martínez, Esposito.
Në Brugge, vendasit e Club Brugge presin Atletico Madridin. “Colchoneros” kanë shumë luhatje këtë sezon, por të paktën kualifikimin për në fazën e 1/16-ve nuk e diskutojnë, në rast të kundërt do të ishte dështim spektakolar.
CLUB BRUGGE XI: Mignolet; Sabbe, Ordóñez, Mechele, Seys; Stankovic, Vanaken, Onyedika; Diakhon, Tresoldi, Tzolis.
ATLETICO MADRID XI: Oblak; Molina, Pubill, Hancko, Ruggeri; Giuliano Simeone, Marcos Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Julián Álvarez.
Sfida e fundit luhet në Pire, mes Olympiacos dhe Leverkusen.
OLYMPIACOS XI: Tzolakis; Rodinei, Retsos, Pirola, Ortega; Hezze, Mouzakitis; Gelson Martins, Taremi, Podence; El Kaabi.
BAYER LEVERKUSEN XI: Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Lucas Vázquez, Aleix García, Palacios, Grimaldo; Maza, Poku; Schick.