Tuesday, 24. November 2026
Futboll

Inter “peshkon” sërish në Premier League, zikaltrit futen në garë për yllin 34-vjeçar

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Pas transferimit të Curtis Jones, Djed Spence dhe transferimit falas të John Stones, gjatë verës së kaluar, Inter hedh sërish sytë nga Premier League dhe objektivi i radhës i zikaltërve është Alisson Becker bën me dije Tuttosport.

34-vjeçari brazilian është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe pritet të largohet si lojtar i lirë në qershor të vitit të ardhshëm. Pavarësisht moshës, interesi për të është shumë i madh dhe një nga klubet që janë shtuar së fundmi garës për transferimin e tij falas është edhe Inter.

Për brazilianin ka po ashtu interes konkret edhe nga Juventus dhe mesa duket rikthimi i tij në Serie A verën e ardhshme është shumë i mundur. Një detaj që do të vendosë të ardhmen e Alisson Becker është padyshim rroga e tij, që padyshim kërkon një sakrificë më vete qoftë nga Inter apo dhe Juventus.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: