Tuesday, 19. May 2026
Sport

Inter – Roma/ “San Siro” e përshëndet me fishkëllima Lukakun, Lautor mezi ia jep dorën në fillim të ndeshjes (VIDEO)

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ashtu siç ishte parashikuar prej ditësh, tifozët e Interit E pritën me fishkëllima, Romelu Lukakun, ish-in e madh të ndeshjes ndaj Romës.

fershellima

Pavarësisht tentativës për të frenuar këtë protestë nga zyrtarët zikaltër para ndeshjes, sulmuesi belg u pushtua qartë dhe pa mëdyshje nga tifozët vendas, të cilët vështirë se do ta harrojnë gafën e bërë në verë, kur pas disa javësh premtimesh i tha “jo” rikthimit te Interi si dhe duke preferuar mundësi të tjera.

Madje ftohtë Lukaku është pritur në fushë edhe nga miku i tij, Lautaro Martinez. Dyshja pati një partneritet të frytshëm në sulmin e Interit, (LU-LA) ndërsa sonte argjentinasi mezi e përshëndeti sulmuesin e Romës, duke ia dhënë ftohtë dorën gjatë përshëndetjes së dy ekipeve në fillim të takimit.

 

;

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: