• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter rrit ofertën për yllin e rivalëve

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë testet mjekësore, Inter është hedhur në sulm për një tjetër objektiv të madh në merkato.

Klubi zikaltër kërkon të përforcojë mesfushën dhe objektivi kryesor është transferimi i mesfushorit të Lazio-s, Nicolo Rovella. 23-vjeçari italian ka bërë paraqitje të mëdha me bardhekaltrit, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të njohura, mes tyre edhe të Interit.

Oferta e parë e zikaltërve ishte 35 milionë euro, e cila u refuzua direkt nga Lazio. Klubi kryeqytetas është i vendosur që të lejojë largimin e Rovella-s, vetëm nëse paguhet klauzola e caktuar për kartonin e tij që është shifra 50 milionë euro.

Sipas mediave italiane, pavarësisht refuzimit të ofertës së parë, Inter do tentojë sërish duke përfshirë në marrëveshje edhe Kristjan Asllanin. Propozimi i ri i zikaltërve për Lazion pritet të jetë: 30-35 milionë euro plus Kristjan Asllani.

Vlera e mesfushorit elbasanas është 14 milionë euro, duke iu përafruar në këtë mënyrë kërkesës së Lazio-s, e cila kërkon 50 milionë euro.

Next Post

Shifër marramendëse e biletave të pashitura

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.