Inter siguron përforcimin e parë për merkaton e verës.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë vendosur për përforcimin e parë.
Sipas Tuttosport, zikaltërit kanë vendosur ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 15 milionë eurove për Manuel Akanjin.
Mbrojtësi zviceran ka bindur drejtuesit e Interit me paraqitjet e tij dhe kanë vendosur që ti ofrojnë Akanjit kontratë deri në vitin 2028.