• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter, skuadra me mbrojtjen më të mirë në top ligat e Evropës

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Asnjë ekip në asnjë nga pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032/24.

Gjithashtu, asnjë portier tjetër nga pesë ligat kryesore nuk e ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa Yann Sommer.

Në Serie A, Interi ka pranuar vetëm shtatë gola nga 16 ndeshje. Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të golave ​​të pësuar nga lideri i Premierligës, Arsenal (15). Liverpooli ka gjithashtu 15 gola të pranuar. Por, duhet theksuar se në Premierligë është luajtur një xhiro më shumë.

Në Francë, ndërkohë, Nice ka pranuar më pak gola në Ligue 1 (9), ndërsa Bayer Leverkusen në Bundesligë ka pranuar 12 gola deri tash, pas 15 xhirove të luajtura atje.

Real Madridi në La Liga kanë pranuar gjithashtu 12 gola deri më tani këtë sezon. Në elitën e futbollit spanjoll janë luajtur 17 xhiro.

Për krahasim brenda Italisë, Napoli kishte pranuar 13 gola nga 16 ndeshjet e para të sezonit të Serie A në rrugën e tyre drejt titullit të fundit. Napolitanët e mbyllën sezonin me një total prej 26 golave të pranuar.

Interi dhe portieri kryesor, Yann Sommer, kanë mbajtur gjithashtu më së shumti herë portën e paprekur në pesë ligat më të mira të Evropës – 11 herë.

Vetëm një portier tjetër në të gjithë kontinentin ka mbajtur të njëjtin numër. Bëhet fjalë për Walter Benitez të PSV-së.

Next Post

“Mesi ka qenë vërtetë pranë Interit”, e pranon vetë ish-presidenti: Nuk është legjendë…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.