Rrugëtimit të Yann Sommer tek Inter duket se po i vjen fundi.
Portieri zviceran, tashmë 36 vjeç, nuk ofron më sigurinë e dikurshme dhe palët mund të ndajnë rrugët në fund të sezonit.
Kontrata e Sommer skadon në qershor të këtij viti, ndaj ai do të largohet si lojtar i lirë nga zikaltrit.
Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë të Sommer për portën.
“Sport Mediaset” raporton se objektivi kryesor i Interit është portieri i Cagliari-t, Elia Caprile.
24-vjeçari që ka luajtur deri tani 49 ndeshje në Serie A, duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.
Cagliari e vlerëson rreth 20 milionë euro, shifër mëse e pranueshme për zikaltrit. Për Elia Caprile ka interes edhe nga Milan, pasi pritet të largohet Mike Maignan, por ziklatrit janë më afër tij për momentin.