Thursday, 26. March 2026
Sport

Inter vazhdon interesimin për Pavard, kërkon transferimin e tij

GS 18/08/2023 1 Min. Lesezeit

Inter është i vendosur për të transferuar këtë merkato verore mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.

Sipas “Bild”, zikaltërit i kanë ofruar Bayern Munich 25 milionë euro për kartonin e lojtarit i cili ka një kontratë me gjermanët deri më 30 qershor 2024.

Nga bavarezët, kjo shifër konsiderohet e ulët dhe kërkojnë të paktën 35 milionë euro. Megjithatë, të dyja klubet janë ende në bisedime së bashku.


Teilen: