• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inter vëzhgon situatën si spektator

23/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Finalja ndaj Manchester Cityt ka qenë me shumë mundësi ndeshja e fundit e Marcelo Brozoviq me fanellën e Interit, teksa mesfushori kroat po shijon pushimet, por po mendon edhe për të ardhmen e tij.

Zikaltrit kanë ndërmend ta shesin këtë verë për të ulur buxhetin e pagave, por edhe për të arkëtuar një shifër të konsiderueshme parash, në mënyrë që të mund të sponsorizojnë merkaton në hyrje.

Inzaghi ka dhënë miratimin e tij për shitjen e Brozovic, pasi në atë rol është përshtatur më së miri turku Calhanoglu dhe si alternativë pritet të ketë më shumë hapësira mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Aktualisht për Brozovic vijon të shfaqë interesa Barcelona, që nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e Busquets dhe sheh kroatin si profilin e duhur për ta vendosur para mbrojtjes.

Megjithatë së fund ika hyrë në garë fuqishëm Al Nassr i Cristiano Ronaldos, që është gati t’i japë mesfushorit një pagë prej 55 milionë eurosh për tre sezonet e ardhshme, shifër kjo që ka tunduar jo pak kroatin.

Në të gjithë këtë situatë, Interi vëzhgon me interes dhe pret zgjedhjen e Brozoviq, pasi një transferim në Arabi do të sillte në arkat e zikaltërve rreth 25 milionë euro, ndërsa një kalim te Barcelona, mund të rihapë negociatat për këmbimin me Kessie.

Next Post

Kalulu: Klubi më besoi kur isha anonim, në skuadër nuk do ta harrojmë Maldinin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.