Saturday, 21. March 2026
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për finalen e Championsit, “Sold Out” edhe stadiumi “San Siro”

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në datën 10 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve mes Interit dhe Mançester Sitit. Dy skuadrat do të tentojnë të mbyllin sezonin me një tjetër trofe, i cili është natyrisht edhe më i rëndësishmi.

inter

Në Stamboll do të jenë me mijëra tifozë dhe me mijëra të tjerë nuk kanë mundur të kenë një biletë, megjithatë “San Siro” ka hapur dyert për tifozerinë zikaltër. Në unazën e dytë të sektorit portokalli, do të vihet një monitor gjigand, sipërfaqja e të cilit arrin në 400 metra katror dhe tifozët do të kenë mundësi të shohin ndeshjen.

Vetëm pak ditë pasi biletat dolën në shitje, tifozët i kanë marrë dhe tashmë nuk ka asnjë vend të lirë në stadium. Në total, janë shitur 43 mijë bileta e çmimi i tyre ishte relativisht i lirë. 20 euro kushtonte bileta më e shtrenjtë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: