Ballafaqimi mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit (finale e barazhit), pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit.
Duke iu referuar faqes së klubit të futbollit Liria, është interesim i madh në Prizren për të përcjell ndeshjen në stadiumin “Zahir Pajaziri” në Podujevë.
Ndeshje luhet të dielën e 4 qershorit, në orën 15.00.
“KF Liria ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore.
Këto bileta do të shpërndahen falas.
Me bileta do të pajiseni të dielën tek qendra sportive ‘Sezair Surroi’ në Prizren.
Nga aty, edhe do të bëhet nisja në mënyrë të organizuar së bashku me Arpagjik’t (biletat do të shpërndahen nga persona të autorizuar nga KF Liria, Arpagjik’t).
Nisja bëhet nga Qendra Sportive në ora 11:30.
Me këtë rast janë siguruar 20-të autobus, që do të bëjnë transportin për në Podujevë..
Askush nuk do të mbetet pa biletë.
Ndërsa, tifozët që udhëtojnë direkt në Podujevë, me bileta mund të pajisen ditën e ndeshjes, në hyrje të stadiumit.
Shkaku i interesimit të madh, udhëzohen tifozët që së paku 45 minuta më herët të shkojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, njofton KF LIria.