• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interesim i madh për Yildiz, Juventusi ia mbyll dyert

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e Juventusit pritet të takohen javën e ardhshme me përfaqësuesit e Kenan Yildiz për të diskutuar rinovimin e kontratës, ndërkohë që Bayern Munich dhe Barcelona janë klubet më të fundit që i janë bashkuar garës për talentin turk.

Juventusi ka planifikuar të zhvillojë një takim me agjentët e Yildiz javën që vjen, pasi Bianconerët janë të vendosur t’i ofrojnë numrit të tyre 10 një kontratë të re dhe më afatgjatë.

Së fundmi, disa klube të mëdha si Chelsea dhe Arsenal janë lidhur me emrin e reprezentuesit të Turqisë, familja e të cilit raportohet se është takuar në shkurt me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar një largim të mundshëm gjatë verës.

Megjithatë, Yildiz është kthyer në një lojtar kyç nën drejtimin e Igor Tudor, dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse në Kupën e Botës për Klube kanë forcuar edhe më shumë statusin e tij si lider në skuadër.

Sipas të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport, Barcelona dhe Bayern Munich kanë treguar interes serioz për 20-vjeçarin gjatë ditëve të fundit, por Juventusi nuk ka ndërmend të dëgjojë asnjë ofertë dhe synon vetëm rinovimin.

Madje, Gazzetta shkruan se Barcelona mund të ofrojë edhe mbrojtësin Ronald Araujo, një objektiv i kahershëm i Juventusit, në një marrëveshje shkëmbimi për Yildiz. Megjithatë, Bianconerët i kanë të qarta planet: ata duan ta mbajnë Yildiz në Torino edhe pse kontrata aktuale e tij skadon vetëm në vitin 2029.

Next Post

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë më 5 shtator në “Elbasan Arena”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.