Monday, 31. August 2026
Sport

Interi – Arsenali, ky është lojtari i ndeshjes

GS 07/11/2024 1 Min. Lesezeit

Champions League dhuroi një tjetër mbrëmje emocionuese, ku spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenalit.

Goli i Calhanoglu i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.  

Në fund të sfidës ishte pikërisht mesfushori turk, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ai që u zgjodh Lojtari i Ndeshjes, nga  paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s. 

“Ai gjithmonë kërkonte të merrte topin dhe të nxirrte ekipin përpara me pasime.

Punë e shkëlqyer edhe në mbrojtje me shumë rifitime topi dhe ndërprerje aksionesh të kundërshtarit. I qetë në ekzekutimin e penalltisë”, thuhet në komentin e bërë nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s..

Teilen: