Interi është plotësisht i rigjallëruar pas pushimit ndërkombëtar, rikthehet Lautaro Martinez, rikthehen dhe tri pikët. Në javën e 31-të të Serie A, zikaltërit shkatërruan Romën 5-2 në San Siro. Djemtë e Chivu e zhbllokuan shpejt ndeshjen pas një minute, me Lautaron që mori një asist nga Thuram i rikthyer dhe shënoi. Verdhekuqtë filluan të merrnin masa ndaj vendasve dhe në minutën e 40-të barazuan rezultatin me goditjen me kokë të Mancinit nga krosi i Rensch. Roma dukej se ishte rikthyer në rrugën e duhur, por pak çaste para fishkëllimës së fundit, Calhanoglu gjuajti nga mbi 30 metra larg dhe e mposhti Svilar nën traversë për ta bërë rezultatin 2-1 në minutën e 47-të.
Shfaqja e zikaltërve filloi në pjesën e dytë: Lautaro shënoi dhe golin e dytë në minutën e 52-të (përsëri me asist nga Thuram), pastaj tre minuta më vonë ishte francezi që shënoi me kokë golin e katërt nga një goditje këndi. Të besuarit e Gasperinit ishin në disavantazh me rezultatin 4-1, dhe Barella gjeti rrjetën në minutën e 63-të. Vizitorët patën një ringjallje në minutën e 70-të, kur Pellegrini shënoi një gol për ta bërë rezultatin 5-2.
Interi tani ka 72 pikë, nëntë pikë përpara Milanit dhe dhjetë përpara Napolit, përpara ndeshjes së nesërme midis napolitanëve dhe kuqezinjve në Maradona.