Klubi zikaltër ka gati kontratën e re për trajnerin rumun, thelbësore edhe për planifikimin e merkatos. Firma pritet pas finales së Kupës së Italisë.
Tek Interi janë aq shumë të kënaqur me trajnerin Cristian Chivu sa duan ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës, duke respektuar kështu linjën e klubit, që nuk dëshiron që ta fillojë një sezon me trajnerin në fund kontrate. Pas finales së Kupës së Italisë, presidenti Marotta do ta thërrasë rumunin për firmën, për të vazhduar së bashku.
Interi besoi te Chivu një vit më parë, pas 13 ndeshjeve në krye të Parmës, pasi e shihte si njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën. Trajneri rumun u tregua i zoti në administrimin e tranzicionit, duke pranuar të bëjë ndryshimin.
Klubi do të rritë pagën e trajnerit nga 2.1 në 3 milionë euro, ndërsa kontrata e re do të skadojë më 30 qershor 2028. U veprua në mënyrë të ngjashme edhe me Simone Inzaghin.
Për momentin vëmendja e të gjithëve është te dobleta, por trajneri Chivu nuk dëshiron ta nënvlerësojë as ndeshjen e së shtunës, para se cilës Interi do të bëjë një vizitë në Vatikan. Lojtarëve u është thënë që të mos e stakojnë spinën pas festës së madhe të së dielës që shkoi.