Mbrojtësi i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka ka refuzuar kalimin tek West Hami për t’i dhënë përparësi transferimit tek Interi, në një marrëveshje ku po diskutohet shkëmbimi me Denzel Dumfries.
Wan-Bissaka iu bashkua Unitedit për 45 milionë euro nga Crystal Palace në 2019 dhe deri më tani numëron 190 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ gjatë pesë sezoneve të fundit.
Ai ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale në ‘Old Trafford’, që do të thotë se Unitedi duhet të vendos nëse do ta shes këtë verë për një shumë parash, apo do të rrezikojnë ta humbasin falas pas 12 muajve.
Teksa United është përgatitur për të bërë biznes, ata kanë marrë një ofertë prej 15 milionë eurosh nga West Hami, por 26-vjeçarit nuk po i pëlqen ideja e transferimit në Londër.
Dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce gjithashtu ishin lidhur me një interesim të fortë për Wan-Bissakan gjatë javëve të fundit, por ish-ylli i Crystal Palace ka vendosur që të transferohet tek Interi, sipas The Athletic.
Është raportuar se një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Wan-Bissakan dhe Dumfries po diskutohet nga ndërmjetësit.
Raportimet nga Italia më herët gjatë kësaj vere kanë bërë të ditur se Dumfries me gjasë do të largohet nga Interi dhe Liga Premier është destinacioni i tij i preferuar.