Friday, 22. May 2026
Sport

Interi e Bayerni vazhdojnë në Ligën e Kampionëve

GS 11/03/2025 1 Min. Lesezeit

Interi dhe Bayern Muncheni kanë avancuar nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve duke kaluar në çerekfinale të martën mbrëma.

Si Interi ashtu edhe Bayerni, i kanë fituar edhe ndeshjet e dyta ndaj Feyenoordit dhe Bayer Leverkusenit, kundërshtarë që i mposhtën edhe në duelet e para.

Interi fitoi 2:1 në duelin e kthimit kurse Bayerni 3:0 për të vazhduar garat në Champions.

Interi e eliminoi Feyenoordin me rezultatin e përgjithshëm 4:1 kurse Bayerni fitoi 5:0 ndaj Leverkusenit.

Marcus Thuram (8’) e Hakan Calhanoglou (51’) nga penalltia, realizuan për Interin kurse golin e nderit për Feyenoordin e shënoi Jakub Moder.

Ndërkohë, Harry Kane (52’) e Alphonso Davies (71’) shënuan golat për ta konfirmuar kalimin e Bayernit në çerekfinale të Championsit.

Tek Leverkuseni, përkundër dyshimeve u paraqit mesfushori Granit Xhaka, i cili luajti gjatë tërë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

 

 

Teilen: