Wednesday, 13. May 2026
Sport

Interi e la me pasoja, ylli i Barcelonës në orët e para të mëngjesit: Nuk mund të fle

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona u eliminua nga Interi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Katalanasit u tronditën në shtesën e kohës së rregullt dhe më pas në “extra-time”, ndërsa ishin shumë pranë kualifikimit.

bandicam 2025-05-07 17-18-42-731

Reagimet e lojtarëve të Barcelonës erdhën pas mesnate. Njëri prej tyre i përkiste Gavit.

“Nuk e di çfarë të them, por akoma nuk mund të fle”, ishte postimi i Gavit në orët e para të mëngjesit.

Gavi u fut si zëvendësues, por pa lënë shenjë te Barcelona. Mesfushori spanjoll ka kaluar disa dëmtime, ndërsa po tenton të rifitojë formën e tij më të mirë.

bandicam 2025-05-07 17-16-05-915

PANORAMASPORT.AL

Teilen: