Friday, 20. March 2026
Sport

Interi e mbyll me fitore javën e fundit të Serie A

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Interi e ka mbyllur këtë kampionat në mënyrë mjaft të mirë duke mposhtur Torinon në transfertë me shifrat 1-0.

Goli vendimtar i kësaj sfide u shënua nga Brozovic në pjesën e parë, që dërgon zikaltrit përkohësisht në vendin e dytë të klasifikimit.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Lazio që ka një ndeshje për të luajtur. Ndërsa Torino e mbyll këtë kampionat në vendin e 9-të të renditjes me 53 pikë të grumbulluara.

Tani Interi mendon për finalen e 10 qershorit në Champions ndaj Man City. SHIKO GOLIN /G.D abcnews.al/

Teilen: