• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi e refuzoi, por ja sa vlen Super Liga! Mediat spanjolle zbulojnë buxhetin marramendës për 3 vitet e para

28/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Superliga Europiane nuk ka ndër mend të kursehet për të ngritur në këmbë një turne nga e para.

gfg

Dhe duke parë shifrat që po investon, është e qartë që po bëhet gati për një turne me përmasa të jashtëzakonshme. Gazetat sportive spanjolle kanë bërë të ditur se kompania A22, e cila është ajo që po merret me organizmin e turneut, ka nisur të përpilojë projektin e ri me tre liga, duke parashikuar edhe buxhetin që i duhet për edicionet e para të turneut. Dhe shifrat për të cilat flitet janë marramendëse. Bëhet e ditur se buxheti i caktuar për tri edicionet e para është 15 miliardë euro, që do të thotë se fitimet për pjesëmarrësit do të jenë kolosale në krahasim me çfarë shpërndan aktualisht UEFA.

Për më tepër, planifikohet që një fond prej 400 milionë eurosh të kalohet te futbolli amator në Europë dhe për ato kampionate që nuk përfaqësohen në këtë aktivitet. Fonde marramendëse, të cilat po mblidhen nga investitorë arabë dhe amerikanë dhe që po shqetësojnë UEFA-n, e cila për momentin nuk i garanton më shumë se 200 milionë euro në vit futbollit të atyre që nuk marrin pjesë në aktivitetet e saj dhe ka bërë të lindë frika se mund të humbasë shumë mbështetje.

Dhe tashmë që miliardat pritet të vihen në lojë, shumë skuadra, si Interi për shembull në Itali që ishte pjesë e projektit në fillim, por pas paktit me UEFA-n doli hapur se nuk do të ndërrojë krahë, mund të rimendojë edhe njëherë vendimin. Gjithsesi, si Interi janë edhe shumë klube të tjera që kanë thënë jo, sidomos ato angleze që i nevojiten pa dyshim këtij turne për të pasur sukses të plotë, ndërsa në Serinë A, ato që do të dëgjojnë drejtuesit e Super Ligës janë Napoli, Lacio, por edhe Milani e Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Renato Sanches largohet nga Roma pas katër muajve, nuk e duan as në PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.