Interi duhet të gjejë një portier titullar pas largimit të Andre Onanës tek Mançester Junajtidi.
Zikaltërit dëshironin gardianin e Bajernit, Jan Zomer, por bavarezët ende nuk i ka dhënë dritën jeshile duke qenë se kushtet e Nojerit nuk u japin siguri. Një tjetër opsion është spanjolli De Gea i cili është ende pa ekip, por ai mund të preferojë të rikthehet në Spanjë.
Trubin i Shaktarit është gjithashtu një emër konkret, por pak i kushtueshëm. Buxheti me kosto të ulët të çon tek francezi Hugo Loris.
Shumë emra për 1 vend, Inzagi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e portierit.
PANORAMASPORT.AL