• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi futet në garë për transferimin e ish-lojtarit të Realit

05/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marco Asensio ka rikthyer formën e tij më të mirë që prej huazimit te Aston Villa nga Paris Saint Germain.

Por e ardhmja e tij në Villa Park mbetet në dyshim, pasi tjera skuadra të mëdha evropiane janë futur në garë për të.

Fichajes raporton se Marco Asensio mund të jetë gati për një transferim në Serie A këtë verë, me Interin që ka treguar interes serioz për lojtarin spanjoll.

Mesfushori sulmues, aktualisht i huazuar te Aston Villa nga Paris Saint-Germain , thuhet se nuk është në planet e klubit francez për sezonin e ardhshëm.

Interi e sheh Asension si një lojtar ideal për sistemin e Simone Inzaghit. Me kreativitetin, vizionin dhe aftësinë e tij për të mbërritur në zonën e sulmit në kohën e duhur, ish-lojtari i Real Madridit shihet si një opsion i fortë për të forcuar linjën sulmuese të Nerazzurrëve.

Sipas raportimeve, PSG do të ishte e hapur të pranonte një ofertë rreth 20 milionë eurosh.

Asensio ka lënë mbresa gjatë kohës së tij në Ligën Premier, duke fituar kohën e lojës dhe rëndësinë që mezi e gjeti në Paris. Forma e tij ka tërhequr vëmendjen në të gjithë Evropën, por Interi thuhet se është ndër më të bindurit nga profili i tij.

Një transferim te zikaltërtit mund t’i ofrojë Asensios qëndrueshmërinë dhe platformën konkurruese që ai kërkon, me Interin që garon për tituj në vend dhe në Ligën e Kampionëve.

Bisedimet pritet të përshpejtohen sapo të hapet merkato e verës, me të gjitha palët që duket se janë dakorduar për një marrëveshje të mundshme.

Next Post

Statistikat e Xhenoa-Milan/ Kuqezinjtë duan të gjejnë shënjestrën përpara finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.